
“7x7=313”, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut…

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit se “fyellin e tij nuk ia jepte dot”.
Nga Athina, Basha i ka numëruar edhe një herë të gjithë shokët e Ramës të rënë në burg, duke e evidentuar secilin prej tyre me vrimat e fyellit.
Basha shprehet se vrima e parë doli Lali Eri, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës së shpejti do të ketë probleme me drejtësinë.
"O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli... A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë." - shprehet Basha.
Ai më tej vijon me ironinë duke i kujtuar edhe një herë Edi Ramës se 7×7 = 313. "Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame" - përfundon Basha.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128