A do të dorëhiqet nga kreu i PD pas humbjes?Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në emisionin LOG në News24, i pyetur nëse do të zbatonte statusin e PD se “kryetari që humb zgjedhjet, dorëhiqet”, la të kuptohej se nuk janë humbur zgjedhjet, pasi është farsë elektorale.
Berisha iu referua rezolutave ndërkombëtare dhe përmendi edhe faktin e kapjes së drejtësisë dhe terrorin ndaj liderve opozitarë.
“Sot jemi para faktit të pamohueshëm, jo për deklaratën time, por për një numër të dokumenteve themelore ndërkombëtare që faktojnë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nëse statutI u referohet zgjedhjeve, Shqipëria nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale.
Kjo ishte një farsë elektorale e paralajmëruar, pasi në katër rezoluta ndërkombëtare në 6 muajt e fundit, Shqipëria u identifikuar si vendi që zhvillon farsë elektorale. Këto zgjedhje u zhvilluan në kushte të një terrori të paparë ndaj liderëve opozitarë. Shteti ligjor nuk mbahet më për shkak të kapjes së drejtësisë dhe mosndëshkimit.
Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera” – u shpreh Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


