A është i vërtet lajmi për masë nga GJKKO ndaj Erion Veliajt? Reagon drejtuesi i Alfapress.al, Poli Hoxha

Drejtuesi i Alfapress.al, Poli Hoxha, ka reaguar ndaj kritikave të shumta që kanë qarkulluar në media lidhur me lajmin e publikuar prej Alfapress.al për hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Hoxhës, shumë media kanë dyshuar në vërtetësinë e informacionit, por ai u bën thirrje të drejtohen zyrtarisht te Gjykata e Posaçme për të marrë një konfirmim ose përgënjeshtrim të lajmit.
Hoxha thekson se Veliaj është subjekt i katër hetimeve të thelluara, përfshirë çështjen e inceneratorëve dhe fshehjen e pasurisë. Ai sugjeron se, nëse do të ketë veprime ligjore ndaj Veliajt, ato do të jenë të urdhëruara nga Edi Rama dhe jo rezultat i drejtësisë së pavarur.
Reagimi i plotë:
SQARIM për të gjithë ata, (Dhe fatkeqësisht janë 99.99% e medieve), që janë mërzitur, nuk e besojnë apo e përgënjeshtrojnë këtë lajm të Alfapress.al: Sipas ligjit për informim ju lutem drejtojini kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme, (Dhe plot e kanë bërë) e cila ka tre rrugë; e pohon, e përgënjeshtron ose nuk prononcohet. Nëse lajmi përgënjeshtrohet ne do botojmë përgënjeshtrimin, por kjo nuk do të thotë se Veliaj shpëton nga masa e sigurt për 4 hetime të thella (Inceneratori, Teatri Kombëtar, korrupsioni në bashki (5D) dhe fshehje pasurie familjarisht). Deri atëherë kini pak mëshirë dhe merak edhe për telefonin tim, se Lali Eri juaj e ka prerë biletën. Sigurisht siç tha sot edhe lexhenda, ja ka prerë Ramua dhe jo drejtësia, kështu që le të shtohet edhe një i persekutuar tjetër politik se ç'bëri 100 e ç'bëri 100 e shumë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
