A është Kryemadhi më pjesë e PL pas kërkesës për divorc? Meta: Jemi parti europiane
28 Qershor 2024, 15:00 / POLITIKË

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nëse Monika Kryemadhi ishte ende anëtare për PL, pas kërkesës së tij për divorc.
Meta tha se PL është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike.
Ai shton se cilido që pranon programin e PL, respekton statutin e saj dhe punon për 5 prioritetet është i ftuar në parti.
“Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës“, tha Meta.
-
-
E rëndë/ Po priste radhën në bankë, humb jetën një person në Korçë
28 Qershor, 16:22
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

