A ka lidhje Berisha me kullën 64 kate në Tiranës? Blendi Fevziu: Nuk e besoj...

18 Shtator 2023, 23:11 / POLITIKË ALFA PRESS

A ka lidhje Berisha me kullën 64 kate në Tiranës? Blendi Fevziu:
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu deklaroi se nuk e beson që Berisha të ketë lidhje, pasi sipas tij, Edi Rama nuk mund të blejë të gjithë opozitën. Nëse ndodh kjo, gazetari shprehet se "ky vend pastaj është kot". 

Ylli Rakipi: Edi Rama ka një përpjekje dhe ka shenja që i ble gjërat, edhe opozitën. Gjatë verës pati shumë debate për kullën 64 kate dhe dyshimet për lidhje me Sali Berishën. Edhe televizioni juaj përmendej indirekt. I keni ndjekur? 

Blendi Fevziu: Nuk e besoj shumë këtë të kullës. Ke tre aktorë të opozitës? I ka blerë të gjithë Rama?

Ylli Rakipi: E rëndësishme është a do të blesh Berishën. Më i pablerë më duket Gaz Bardhi.

Blendi Fevziu: Opozita është frymë dhe është një grupim i tërë. Nuk është një person opozita. Në Greqi doli Tsipras dhe mundi PASOK, që ishte parti shumë e organizuar. Nëse një lider i një vendi arrin të blerë të gjithë opozitën, ai vend është kot. Këtu çdo gjë shpjegohet me blerje.