Baton Haxhiu: Arrestimi i Belerit do çojë në agravim të marrëdhënieve me Greqinë
18 Shtator 2023, 22:17 / POLITIKË

Gazetari Baton Haxhiu ka kundërshtuar burgosjen e kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Belerit.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Haxhiu u shpreh se qeveria me vendimin e burgimit te Belerit do të ndezë një problem etnik me Greqinë.
“Ajo që ndodhi, që është shumë gabim, që e kam paralejmëruar që kjo nuk do të përfundojë me një burgosje por me një përplasje të marrëdhënieve shqiptaro-greke për arsye se Shqipëria, nga i gjithë regjioni ka qënë i vetmi vend pa probleme etnike.
Nuk mund të jetosh ti në një ishull pa asnjë problem etnik e mos të ndikohesh nga vendet përreth. Një prej arsyet pse nuk është dasht Beleri të burgoset dhe të heroizohet është pikërisht ky problem etnik që Shqipëria nuk e ka pas asnjëherë dhe e ka fituar me Belerin.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

