A po e shfrytëzon Berisha PD për interesat e tij?/ Shihni reagimin e Agron Shehajt në studion e VOA

8 Dhjetor 2022, 13:31 / POLITIKË ALFA PRESS

A po e shfrytëzon Berisha PD për interesat e tij?/ Shihni reagimin e

Deputeti i Partisë Demokratike i bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës ndodhet së bashku me Lulzim Bashën, Oriola Pampurin dhe Fatmir Mediun në Shtetet e Bashkuara, ku po mbahet forumi botëror i Partive të djathta konservatore.

Ditën e djeshme deputeti Agron Shehajn ishte i ftuar për një intervistë te studiot e Zëri i Amerikës, në një bisedë për aktualitetin politik në vendin tonë. Mes të tjerave drejtuesja e emisionit, “Ditari”, e pyeti deputetin e Rithemelimit se çfarë mendon për hipotezën e shumë kritikëve të tij, se Sali Berisha të gjithë aksionin e tij politik pas rikthimit po e bën për arsye personale pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe a po e paguan PD këtë kosto.

Duket se kjo pyetje e drejtpërdrejtë e ka vënë në siklet të madhe deputetin Shehaj sepse ai bukoset dhe jep një përgjigje “as mish as peshk”. Shihni reagimin e parë të tij, në videon më poshtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, shumë kritikë thonë se zoti Berisha u riaktivizua në politikë pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni dhe po e shfrytëzon partinë për interesat e tij. A mendoni ju se partia po paguan koston e një njeriu? Si iu përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Agron Shehaj: Nëse po paguan....Partia Demokratike..sigurisht fakti që zoti Berisha është shpallur, lideri i opozitës është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara është një gjë që nuk ndihmon, ska dyshim që nuk ndihmon. Por nga ana tjetër zoti Berisha është zgjedhur lider i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike nga anëtarësia dhe pastaj ka marr edhe konfirmimin e votuesve të Partisë Demokratike. Sigurisht që do të ishte më mirë të mos ishte shpallur non-grata, kjo nuk ka dyshim.

 

 

Po ndodh...