Goditja me grusht ndaj Berishës, Ish-presidenti kroat: I shqetësuar për sulmin, Berisha babai i demokracisë!

8 Dhjetor 2022, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Goditja me grusht ndaj Berishës, Ish-presidenti kroat: I shqetësuar

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç ku zhvilluan një takim në të cilin u diskutuan edhe ngjarjet e fundit në Shqiperi përfshire sulmin që iu bë Berishës.

Pas takimit, Mesiç ka dhënë një prononcim për mediat. Ai ka thënë se është shumë i shqetësuar për sulmin që i ka ndodhur Berishës.

Mesiç thotë se ky është një atentat dhe se Berisha i duhet demokracisë, shqiptarëve dhe Europës.

Isha mysafir në Shqipëri, dhe gjatë ditëve që qëndrova këtu, dëgjova për atentatin, për sulmin që u bë këtu, dhe më shqetësoi shumë. Më shqetësoi dhe u befasova për shkak se dr. Sali Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Unë kam qenë ish- kryetar i Kryesisë të Jugosllavisë dhe ish- president i Kroacisë, dhe në fakt prej fillimit jam bashkuar me dr. Sali Berishën për të vetmen gjë, çështjen e demokracisë.

Unë nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të deklaroj diçka më tepër, por ky quhet atentat që është bërë kundrejt Doktorit.

Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian.

Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128