Rudina Hajdari kujton të atin për Ditën e Rinisë, ja çfarë shkruan

8 Dhjetor 2022, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Rudina Hajdari kujton të atin për Ditën e Rinisë, ja

Rudina Hajdari ish- deputetja ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë dhe po ashtu babain e saj Azem Hajdarin. Ish-deputetja shkruan se sa herë ndihet e demoralizuar e gjen forcën te babai dhe ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, por ngritën krye për një jetë më të mirë. Hajdari nënvizon se akti i tyre duhet të frymëzojë edhe sot, çdo të re e të ri e të na japë forcë për të luftuar e punuar përditë që e ardhmja jonë të jetë këtu e jo në emigrim.

Postimi i Rudina hajdarit:

"Në 8 dhjetor të vitit 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari, ia doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ata studentë dhe pedagogë me kurajon dhe qëndresën e tyre ia dolën të ndryshojnë historinë e vendit.

Sa herë ndihem e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike në historinë e Shqipërisë dhe aty gjej forcë.

Gjej forcë te Azem Hajdari, gjej forcë te ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, nuk pyetën për dhunën policore, nuk pyetën për terrorin komunist, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Akti i tyre duhet të frymëzojë edhe sot, çdo të re e të ri e të na japë forcë për të luftuar e punuar përditë që e ardhmja jonë të jetë këtu e jo në emigrim.

Akti i tyre duhet të shërbejë si motivim për çdo shqiptar që të kërkojë me forcë një Shqipëri si gjithë Europa, me institucione të forta, demokraci të vërtetë e shtet që punon për mirëqënien e çdo banori.

Gëzuar 8 dhjetorin!"shkruan ajo.

Rudina Hajdari kujton të atin për Ditën e Rinisë, ja

 

 

Po ndodh...

ide