Adriatik Kupi firmos "furtunë" në Burgjet e Shqipërisë, ikën drejtori i burgut 313, ndryshime edhe në Reç, Elbasan e Rrogozhinë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka firmosur lirimin nga detyra të drejtuesve të disa institucioneve penitenciare, duke nisur nga 313-ta në Tiranë dhe te burgu i Reçit në Veri, Elbasani e Rrogozhina më në jug.
Konkretisht, mësohet se drejtori i burgut "Jordan Misja" ku aktualisht ndodhet i akomoduar prej më shumë se një viti e gjysmë ish-presidenti Ilir Meta, drejtues Gentian Lila, ka dhënë dorëheqjen.
Në vend të tij, me urdhër të Adriatik Kupit, është emëruar drejtor Arjan Bozhaj. Mbetet për t'u parë sesi do të jetë sjellja e tij veçanërisht në raport me Ilir Metën, pasi organizata të ndryshme kanë konstatuar abuzime dhe shkelje të të drejtave të ish-presidentit.
Gjithashtu, ndryshmet kanë prekur edhe IEVP Reç, ku bëhet me dije se në krye të këtij institucioni penitenciar është emëruar Klodjan Myrto, ndërkohë që paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.
Top Channel bën me dije se nga firma e ndryshimeve ka prekur edhe paraburgimin e Elbasanit. Drejtuesi Qazim Hoxha është larguar nga detyra dhe në vend të tij me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, është emëruar Markiz Sallufi.
I fundit nga institucion penitenciar që është prekur nga ndryshimet është Burgu i Rrogozhinës, kur drejtues është emëruar Alban Zela. Ky burg ka pasur drejtues Bilal Hasën, por ai ka qenë i pezulluar pas skandalit që u zbulua në shtëpinë e braktisur të familjes në një fshat të Peqinit.
Policia zbuloi atje ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit, por rezultoi se drejtori Bilal Hasa nuk kishte lidhje me këtë veprimtari të paligjshme, por vëllai i tij, i cili rezulton i shpallur në kërkim kombëtar./TCH
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128