Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani refuzojnë ftesën e Shehaj dhe Alibeaj për koalicion parazgjedhor, ish-anëtarët e Aleancës KuqeZi shkojnë bashkë në zgjedhje

Ditën e sotme LZHK dhe Djathtas 1912 i kanë drejtuar zyrtarisht një ftesë zyrtare aktoreve dhe faktorëve të tjerë politikë për krijimin e koalicionit parazgjedhor.
Ata janë drejtuar me shkresë duke cilësuar: Partia “Nisma Thurje” Partia Lëvizja Bashkë”, Partia “Mundësia”, Partia Lëvizja e Legalitetit”, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Partia Lëvizja “Atdheu”, Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, Partia “Koalicioni Euroatlantik”, por duke lënë mundësi të hapur bashkëpunimi me çdo parti tjetër, lëvizje apo individ.
Përgjigjja e parë ndaj kësaj ftese erdhi nga Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj dhe Nisma Thurje, e Endri Shabanit dhe Pano Solos, të cilët njoftuan lëvizjen e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ditën e nesërme këto dy subjekte do të bashkohen në një koalcion parazgjedhor, duke përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera. Kjo nuk është një surprizë për ndjekësit e politikës, sepse bashkëpunimi i Lapajt me Shabanin është i hershëm, kur të dy ishin pjesë e Aleancës KuqeZi.
Njoftimi i Lapaj dhe Shabanit:
Mirëmbrëma,
Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 Majit.
Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median.
???? E premte, 28 Shkurt
⏰ Ora 11:00
???? Hotel Tirana, Salla Consortium
Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.
Ju mirëpresim!
Për çdo informacion të mëtejshëm, më shkruani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


