"Para nga krimi"/ Agron Shehaj nuk i ndahet Lapajt, nxjerr dokumente të tjera dhe rolin e vjehrrit-gjykatës!

5 Shkurt 2025, 18:37 / POLITIKË ALFA PRESS

"Para nga krimi"/ Agron Shehaj nuk i ndahet Lapajt, nxjerr dokumente

Agron Shehaj ka replikuar sërish me Lapajn, pasi ky i fundit ju kundërpërgjigj përmes një reagimi.

Si fillim Shehaj akuzon Lapajn se ai ka përfituar para nga bota e krimit. Lapaj e mohoi duke thënë se kjo ishte shkas i punës së tij si avokat.

Pas kësaj Agron Shehaj ka reaguar sërish duke nxjerrë dokumenta që sipas tij tregojnë arsyet dhe shërbimet që ka ofruar Lapaj si avokat dhe rolin e vjehrrit të Lapajt.

Reagimi i Agron Shehaj 

Përgjigje për Adriatik Lapajn:

Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.

Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.

E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.

Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.
Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.

Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!

"Para nga krimi"/ Agron Shehaj nuk i ndahet Lapajt, nxjerr dokumente

"Para nga krimi"/ Agron Shehaj nuk i ndahet Lapajt, nxjerr dokumente