“Agron, ujë more ujë”/ Momenti kur Gjekmarkaj bie në tokë pa ndjenja

Publikohen pamjet nga momenti kur nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherazi edhe nënkryetar i PD-së, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës, e cila për gati 3 orë bllokoi pasditen e së hënës 5 pika kyçe në Tiranë, në kuadrin e mosbindjes civile.
Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta, bashkë me zyrtarë të tjerë demokratë. Nga videot e siguruara nga gazetari i News24, Osman Stafa, shihen momentet kur deputeti demokrat shtrihet në tokë. “Ujë ujë”, dëgjohet të thuhet, ndërsa Gjekmarkaj është i shtrirë në tokë.
PD pretendoi se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë kafshërore, ndërsa Policia e Shtetit mohoi këto denoncime.
Agron Gjekmarkaj është transportuar në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e kanë vizituar në orët e mbrëmjes. Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar humbjen e ndjenjave për nënkryetarin e Kuvendit, por opozita paralajmëroi se do të ndjekë penalisht jo vetëm ushtruesit e dhunës, por edhe urdhëruesit.
Berisha deklaroi se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të përgjigjen personalisht.
-
FOTO/ Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës
23 Dhjetor, 20:35 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


