Akuzat e Bardhit më 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD
Gazment Bardhi, aktualisht i rreshtuar krah Sali Berishës, përballet me akuzat që dikur ai vetë drejtonte ndaj liderit të Foltores. Në nëntor të vitit 2021, Bardhi akuzoi Suel Çelën dhe organizatën e tij kriminale si mbështetës të Berishës për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të marrë drejtimin e PD.
Në atë kohë, Bardhi denoncoi se Suel Çela kishte mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar me dijeninë e Berishës dhe Flamur Nokës, duke thënë:
"Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.
E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela."-tha Bardhi në 2021.
Sipas dosjes së SPAK, Suel Çela ka qenë i angazhuar në manovra për të dëmtuar kundërshtarët politikë të Berishës.
Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128