Zbërthejnë çdo celular dhe kompjuter, si izraelitët e SPAK-ut po tmerrojnë politikën!

28 Nëntor 2024, 17:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbërthejnë çdo celular dhe kompjuter, si izraelitët e
Prokuroria e Posaçme ka futur në panik politikën. Majtas e djathtas nuk e bëjnë gjumin e qetë, sidomos pas zhvillimeve të javëve të fundit. Altin Dumani po lëshon paralajmërime të qarta, ndërkohë që po ashtu goditja që po i bëhet krimit të organizuar është një dëshmi se prokurorët nuk kanë më frikë.

Por nëse shohim historikun e hetimeve të SPAK, prokurorët kanë arritur të godasin emra të rëndësishëm falë zbërthimit të telefonave. Ilir Meta është sot në burg vetëm për shkak të një celulari që u gjet në banesën e mamasë së Kryemadhit. Po ashtu, SPAK ngriti akuza ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj falë një celulari që u gjet te banesa e ish-gruas së tij, një celular shumë i vjetër. Po ashtu, edhe te Ilir Beqaj dhe shumë ratse të tjera, SPAK ka shkuar te provat falë celularëve që u janë sekuestruar.  Është bërë rutinë tashmë, që çdo personi që hetohet t'i sekuestrohen pajisjet dixhitale.

E gjithë kjo është arritur falë një laboratori të sofistikuar që është ngritur në SPAK. Përmes ndihmës që ka ardhur nga SHBA, aty janë instaluar pajisjet më të fundit teknologjike, falë të cilave mund të zbërthehet çdo celular, kompjuter apo aplikacion.

Por për këtë punë duhen padyshim dhe njerëz dhe SPAK ka marrë ekspertë nga Izraeli, të cilët mbahen si më të mirët në këtë fushë. Po ashtu janë kontraktuar dhe kompani izraelite.

Pak javë më parë kompania izraelite “Cellebrite DI Ltd” u shpall fituese e tenderit sekret të zhvilluar nga SPAK, me qëllim “Rinovimin e licensave të pajisjeve ekzaminuese për telefona celularë”.

SPAK angazhohet në këtë kontratë që për 12 muaj me radhë deri në dhjetor 2025, të paguajë 144 mijë dollarë tek Izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”, duke u kërkuar këtyre të fundit të zbërthejnë kodet e telefonave, kompjuterave, Lap-Topëve e çdo pajisje tjetër kibernetike, me qëllim marrjen e të dhënave.

Pra, falë izraelitëve, SPAK po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Sipas raportit vjetor të SPAK, vetëm vitin që lamë pas u ekzaminuan afro 407 telefona celularë, 76 kompjutera, 19 DVR dhe 121 prova të tjera digjitale (hard disqe, USB, video-regjistrues, tableta, karta memorie, CD/DVD, etj.).

Kjo ka alarmuar gjithë politikën. Një pjesë e madhe kanë ndërruar celularë dhe kanë asgjësuar të vjetrit. Po ashtu edhe pajisje të tjera që kanë përdorur për afera, i kanë zhdukur. Gjithashtu nuk bëjnë më as biseda në celular dhe përdorin disa aplikacione që cilësohen si të sigurt. /Pamfleti

 

Po ndodh...

ide