"Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime", Kryemadhi: S'kam bërë operacione plastike

16 Maj 2022, 21:17 / POLITIKË ALFA PRESS

"Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mohuar të ketë bërë operacione plastike, duke thënë se është ende e re.

Kryemadhi tha në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV se ka ende 20 vite për të shkuar tek ai proces, ndërsa ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë kanë qenë për arsye shëndetësore.

"Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime. Jam shumë e indinjuar që akoma nuk kam bërë asnjë operacion plastik, për këtë më vjen keq.

Jam akoma shumë e re, dua edhe njëçik kohë. Nuk kam abuzuar as me drogë as me alkoolin.

Acidi hialuronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike. Operacionet plastike janë kur tërheq gjoksin apo fytyrën, ata që e kanë shkruar shkrimin e dinë shumë mirë se e kanë bërë vetë, mos të them edhe doktorin ku e kanë bërë.

Monika Kryemadhi ka edhe 20 vite për të shkuar tek ai proces. Edhe gjenetikisht jam shumë në formë. Ata e dinë shumë mirë që ndërhyrjen kirurgjikale për arsye shëndetësore i kam të deklaruara në ILDKPI dhe me faturat spitalore.”-tha Kryemadhi.

 

Po ndodh...

ide