Amnistia Fiskale/ Rama injoron ambasadorët, i ftoi vetë ju dërgon Taulant Ballën

Kohët e fundit kryeministri Edi Rama, nuk po lë rast pa ju kujtuar vendeve perëndimore, se atë e kanë zgjedhur shqiptarët për të drejtuar Shqipërinë dhe as amerikanët, gjermanët, etj…
Nuk dihen ende qartë arsyet e këtij “sovranizmi” të shtuar por një nga çështjet për të cilën ai duket se ka ndarë mendjen pavarëishit nga kundërshtimi i fortë i institucioneve financiare ndërkombëtare është ajo e “Amnistisë Fiskale”.
Ditën e djeshme ai vetë konfirmoi përpara gazetarëve, se kishte thirrur paraditen e sotme ambasadorët kryesorë të akredituar në Tiranë, për tu shpjeguar për herë të fundit se përse ai ishte i vendosur për ta realizuar “Aministinë Fiskale” për të cilën është ngritur alarmi se do të jetë një skemë pastrimi masiv parash të pista.
Por papritur me alibinë e një “axhende të ngarkuar”, ai i ka injoruar ambasadorët që u paraqitën në takim duke u dërguar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Njëkohësisht ky është edhe një sinjal i qartë, se kryeministri nuk ka në mendje që të bëjë asnjë hap pas nga plani I tij I “Amnistisë Fiskale” e cila pritet të gjenerojë qindra milion euro në financat e shteruara shqiptare, pavarësish burimit të tyre.
Takimin informal është zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet. Ai në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Pas përfundimit të takimit, Taulant Balla doli i shoqëruar me ambasadorin britanik, por nuk pati një deklaratë për mediat.
Ditën e djeshme i pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha se do të tentojë që të arrihet një dakordësi me ndërkombëtarët,, por se parësor mbetet interesi i shqiptarëve.
“Ne do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse s’do jenë dakord 100% prapë nuk ka problem. Ama gjithmonë pa shkelur normat dhe legjislacionin që ka lidhje me BE. Amnistitë fiskale ne i kemi parë në të gjitha vendet e BE. Në këto vende janë bërë shumë amnisti. Në Itali janë bërë më shumë se në vendet e tjera. Përsa i përket parasë së zezë, një gjë të jeni të sigurt, këtu bëhet fjalë për para të përfituara nga puna në të zezë, jo për paratë e zeza. Ky nuk është një ligj për mua, as për politikanët, asnjë nga ata nuk mund të përfshihet në amnisti. As për policët, as për drejtorët, ky është ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para”, deklaroi ai./Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



