Analizë/ Qarku Kukës, përmbysja e madhe e shifrave, PS në 2021 ishte vetëm 35%, Tom Doshi pëson rritje dhe në ish-bastionin e Berishës

26 Maj 2023, 17:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Analizë/ Qarku Kukës, përmbysja e madhe e shifrave, PS në

Sipas një analize të bërë nga Alfapres.al qarku Kukës është një tjetër qark që këtë herë solli përmbysje rezultatesh në favor të Partisë Socialiste.

Nga tre bashki, Berisha-Metaj me koalicionin e tyre ‘’Bashkë Fitojmë’’ arritën të merrnin vetëm Hasin, e ndërsa humbën dy bastionet e forta siç ishin Kukësi dhe Tropoja.

Nga vota për këshillat bashkiakë Partia Socialiste rezulton e para, ajo që bie në sy është se në tre bashkitë e qarkut, Sali Berishës do ti duheshin votat e PD zyrtare për tu bërë shumicë dhe parti e parë.

Shifrat e votave në rang qarku për 4 subjektet; BF, PS, PD dhe PSD

Bashkë Fitojmë 4318 
Partia Socialiste 4897 
Partia Demokratike 1298 
Partia Social Demokrate 1967

Dhe pse në bastionin e tij elektoral Sali Berisha nuk e ka shumicën duke u rënditur bashkë me votat e LSI-së i dyti në qark.

Në 2021 PD e udhëhequr nga Basha kishte një rezultat me 62% të votave në këtë qark, kurse PS ishte me 35%. Nga 35% i 2021 sot PS bashkë me Tom Doshin kanë mundur thellë Berishën dhe në shtëpinë e tij. /Alfapress.al

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128