
Paralajmëron Dumani: Do ngremë akuzë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve, asnjë s’ka imunitet

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, jua bëri të qartë se karriget e pushtetit nuk mund ta pengojnë më drejtësinë.
“Ndikimi tek unë është zero, nuk ndodh. Qoftë kolegë prokurorë, gjyqtarë, të SPAK, GJKKO apo qoftë edhe politikanë që as nuk e marrin mundimin të më telefonojnë apo kërkojë takim, sepse e dinë përgjigjen”
Përballë rezervave të deputetëve që i kërkuan më shumë peshkaqenë në tavë, Altin Dumani ju kërkoi durim.
“Kemi raste, do ngremë akuzë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve që kanë shkelur ligjin. Asnjë s’ka imunitet. Na lini kohë. Kemi në hetim disa cështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatin e tyre”
Gjatë raportimit për performancën e vitit që lamë pas, shefi i SPAK-ut nënvizoi si sukses shtimin e pasurive të sekuestruara të krimit, teksa e përshkroi krimin shqiptar brenda e jashtë vendit si më të sofistikuar, që paratë i transferon në linja sekrete dhe i investon në parajsa fiskale, madje ka linja të drejtpërdrejta me Amerikën Latine për kokainën, tha ai.''
-
Bajram Begaj bëhet Presidenti më i paguar në rajon
26 Maj, 16:31

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128