Anëtarësohet live në parti/ Drejtuesi i Ilbo Show në Nova Media, Ilir Borova, dorëzon "pavarësinë"

26 Prill 2024, 10:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Anëtarësohet live në parti/ Drejtuesi i Ilbo Show në Nova

Këtë të premte në mbrëmje në medien e mirënjohur që transmeton nga SHBA, Nova Media ndodhi diçka e pazakontë.

Ilir Borova ish aktori korçar i mirënjohur dhe aktualisht drejtues i emisionit "ILBO SHOW" në këtë televizion gjatë një interviste me kryetarin e partisë "Atdheu", Kreshnik Osmani, papritur pas 33 vitesh pluralizëm vendosi të dorëzojë "pavarësinë" e tij politike dhe u anëtarësua live në partinë që drejton i ftuari.

Arsyeja është, se ka ardhur koha që kasta e vjetër politike e korruptuar, të largohet dhe Borova i bashkohet këtij misioni që ka partia "Atdheu", e drejtuar nga Kreshnik Osmani.

Ky i fundit e ka shpërndarë lajmin edhe në faqen e tij në FB.

Postimi i plotë i Kreshnik Osmanit

Ndodh edhe kështu. Drejtuesi i emisionit @Ilir Borova kërkon Live në mes të intervistës me Kreshnik Osmani të bashkohet me Lëvizja Atdheu!

Miq të dashur!

Sonte isha i ftuar i NOVA MEDIA Albania dhe pas një bashkëbisedimi dhe analize politike, Drejtuesi i Ilbo Shoë, Ilir Borova kërkoi Live që të bashkohet me Lëvizja Atdheu.

Për herë të parë në jetën time tha që bashkohem me një parti politike dhe nga SHBA –Chicago ku jeton dhe punon vendos ta shprehë Live bashkimin e tij me Lëvizja Atdheu dhe mbështetjen e saj në pëpjekjet titanike të përbashkëta për ta rrëzuar sistemin e putave 33 vjecar që ka ndërtuar Kasta e vjetër e Tiranës tek mendjet e shqiptarëve!

Mirëse erdhe Ilir Borova dhe e pac këmbën e mbarë për të gjithë shqiptarët e tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti ju bekoftë ju dhe Amerikën që ju bë shtëpi, strehë, ëndërr dhe shpresë!

 

Po ndodh...

ide