Apeli i Posaçëm nuk i dha lirinë/ Zbardhet vendimi, pse Gjykata la në qeli kryebashkiakun Veliaj: Përbën rrezik dhe kërcënim për…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e 13 marsit.
Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme e Apelit, i siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, masa e sigurisë “arrest me burg” u konfirmua mbi arsyetimin se Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Engert Pëllumbi, që shfaqet në dokumentet e siguruara theksohet se Veliaj, duke qëndruar në funksionin e tij si kryetar bashkie, përbën rrezik dhe kërcënim për hetuesit dhe dëshmitarët, si dhe mund të dëmtojë provat.
Gjykata ka vlerësuar gjithashtu edhe sjelljen e Veliajt gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, ku ai ka realizuar telefonata nga brenda institucionit, veprim që SPAK e ka interpretuar si tentativë për të ndërhyrë te provat.
Sipas Apelit, ekziston gjithashtu rreziku i arratisjes, i mbështetur në mundësitë financiare të Veliajt dhe lëvizjet e shpeshta të tij të dokumentuara në sistemin TIMS. Gjyqtari Pëllumbi thekson se ky rrezik është “eminent dhe në nivele të larta”.
Gjykata nuk e konsideron si faktor lehtësues as faktin që Veliaj është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur, ndërsa nënvizon rrezikun e përsëritjes së veprave penale nga ana e tij.
Në vendim citohet edhe një precedent i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – rasti “Podeski kundër San Marinos” – ku theksohet se sa më i fuqishëm të jetë një funksionar i hetuar, aq më e madhe është mundësia që ai të ndikojë apo të dëmtojë procesin hetimor.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

