Arrestimi i ish-ministrit, lir Meta e merr në mbrojtje: Beqaj një tjetër kokë turku, është spektakël i Ramës

4 Korrik 2024, 18:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i ish-ministrit, lir Meta e merr në mbrojtje: Beqaj një
Ilir Meta ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Meta deklaroi se korrupsioni në këtë sistem është aq i madh sa u pranua se janë vjedhur edhe fondet e BE. Ai shtoi se Beqaj është një tjetër kokë turku me regji të Edi Ramës.

Korrupsion i tmerrshëm në këtë sistem, aq sa u pranua se këtu janë vjedhur edhe fondet e BE, u pranua me shumë vonesë se janë vjedhur fondet e BE për bujqësinë. Të gjithë e kuptojnë çfarë ndodh me taksat dhe koncesionet që vjedh Rama.

Sa i takon arrestimit të Beqajt, sa më shumë ish-ministra apo ministra arreston, aq në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës.

Thelbi i sistemit, mbetet i paprekur, thjesht priten disa koka turku në bazë të regjive të Ramës. Jemi vendi i parë në botë për korrupsion, i dytë për dhënien e rryshfetit. 

Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe mjekë dhe infermierë në forma spektakolare“, tha Meta.

 

 

Po ndodh...