Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit

3 Janar 2024, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije se mjetet luksoze të cilat i janë konfiskuar anëtarëve të organizatave kriminale, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Ndërkohë, mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.

Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.

Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, bën me dije Balla.

 

Po ndodh...