
Bardhi dhe Gjekmarkaj zyrtarisht zëvendës të Berishës, Këshilli i Rithemelimit miraton ndryshimet

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statutore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.
“Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimit të PD”, përfundoi ai.
-
-
Bashkimi në sëmundje i opozitës
5 Mars, 17:14

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128