
Basha viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve për festën e Sulltan Nevruzit: Shënoftë kjo ditë, nisjen e një pranvere shpirtërore për Shqipërinë!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Oriola Pampuri, zhvilluan sot një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi.
Në këtë ditë të veçantë për komunitetin bektashi dhe më gjerë, Basha përcolli urimet e tij të përzemërta për paqe, begati dhe shpresë për të gjithë shqiptarët.
“Përzemërsisht u përcjell urimet më të ngrohta të gjithë besimtarëve bektashinj dhe mbarë shqiptarëve për Sulltan Nevruzin – shënoftë kjo ditë nisjen e një pranvere shpirtërore për Shqipërinë! Le të na ndriçojë gjithmonë drita e mirësisë, në çdo familje dhe në çdo cep të atdheut tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët!” - shprehet ai.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128