“BE-ja, krijesë me tekat e hallet e veta”/ Rama:Me Macron kam shkëmbyer mesazhe dhe pas mesnate për procesin

Rama: Unë kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me presidentin e Francës që mëriton mirënjohje sepse e ka ndjekur vetë këtë proces, edhe pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe. Kemi pasur bashkëbisedim konstruktiv edhe me presidentin e Bullgarisë, nuk kemi asnjë problem me ta, përveç shqetësimit të krijuar nga qasja e këtij shteti ndaj RMV-së, dhe në kushtet e një procesi që mund të kishte qenë shumë më civil e europian. Është një ujë që ka kaluar në ujë dhe s’kam asgjë për të shtuar për Bullgarinë, uroj mos të hasim më Bullgari të tjera që pengojnë zgjerimin.
Pyetje: Cila është pritshmëria juaj, kur do të niseni drejt Brukselit për një vendim pozitiv?
Rama: Së pari, unë kam po atë maskë buzëqeshjeje kur situata ishte akoma më e ngatërruar, ne do të bëjmë tonën, e se kur caktohet datë, kjo është çështje e tyre, ajo që është barometër objektiv është pikëpamja e KE-së, një autoritet me një kompetencë shumë më të madhe se këta tjerët që bëjnë kompetentin lart e poshtë.
Unë jam shumë i qetë, BE është një krijesë me tekat e veta, hallet e veta dhe dobësitë e veta.
Ne kemi bërë tonën, mund të jetë nesër ose pas 10 vitesh, pak rëndësi ka.
-
Rama: Në Samitin e NATO-s përsëritëm qëndrimin për Serbinë!
1 Korrik, 13:17
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

