Vrasja në Kurbin/ Berisha akuzoi shefin e policisë se hoqi kamerat nga biznesi, reagon Komisariati...
Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari, që ka dhënë detaje nga vrasja e djeshme në Kurbin. Berisha shkruan në tekstin shoqërues të mesazhit, se policia ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin. "Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes", shkruan kreu i PD.
“Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin çoi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital dërguar Berishës.
Në videon e publikuar nga Berisha, shihen disa efektivë policie që heqin kamerat pranë një biznesi, ndërkohë që nuk dihet nëse i përkasin kompanisë së Gjeloshit, siç pretendon edhe ish-kryeministri.
Policia e Kurbinit, me anë të një lajmërimi, ka përgenjeshtruar kreun demokrat, Sali Berisha, në lidhje me një denoncim të tij në rrjetet sociale. Efektivët shprehen se akuzat e Berishës nuk janë të vërteta. Komisariati në Kurbin deklaron se policia nuk ka hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit dhe nuk kanë ushtruar kontrolle në ambientet e biznesit të tij.
Njoftimi i Policisë së Kurbinit:
Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamera nga biznesi i shtetasit Ardjan Gjeloshi dhe nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambientet e këtij biznesi.
Mëngjesin e sotëm grupi i posaçëm hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pamjet filmike të regjistrura nga kamerat e biznesit të këtij shtetasi dhe vijon të sekuestrojë çdo pamje filmike në itinerarin që dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, pamje të cilat do t’i shërbejnë grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform procedurave ligjore dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh keqardhje për këto aludime dhe akuza, që kanë për qëllim denigrimin e drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët karakterizohen nga integritet i lartë moral dhe profesional. Ftojmë mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe të çdo paligjshmërie që konstatojnë, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.
Një atentat ndodhi mëngjesin e të shtunës në Kurbin, ku viktimë mbeti shtetasi Selman Mihana. Ndërsa, ka mbetur i plagosur pronari i firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi.
-
Ukraina thotë se shkatërroi 40 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës
11 Shkurt, 21:28 -
-
`Uzuni titullar përballë Barcelonës, formacionet e të dyja skuadrave
11 Shkurt, 21:06 -
-
Ukraina thotë se shkatërroi 40 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës
11 Shkurt, 21:28 -
-
`Uzuni titullar përballë Barcelonës, formacionet e të dyja skuadrave
11 Shkurt, 21:06 -
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128