Berisha e përjashtoi nga kandidimi për kryetar të PD/ Mesazhi i Salianjit: Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur!
2 Maj 2026, 12:49 / POLITIKË

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji nuk u lejua të kandidonte në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të PD. Sali Berisha do të jetë emri i vetën në garë, ndërsa anëtarësia nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë, por thjesht do të votojë Po ose Jo, për konfirmimin e tij.
Sot, Salianji ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se lidershipi demokrat reflektoi frikë ndaj votës së anëtarësisë. Sipas tij, “fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur”. Salianji mbyll mesazhin duke falenderuar mbështetësit e tij.
POSTIMI
Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur!
Mirënjohje miq për mbështetjen e jashtëzakonshme
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128