Berisha falenderon rininë e Bangladeshit: E përzutë Edi Ramën me fustan, mirënjohje!

6 Gusht 2024, 20:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha falenderon rininë e Bangladeshit: E përzutë Edi
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 50 vite në pushtet dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

Berisha tha se Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një ‘Edi Ramë me fustan’, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën. Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi. Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë“, tha ai.

Deklarata e plotë:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve.

Lexo edhe:
Berisha: Treshja famëzezë Veliaj-Bego-Balla do ndërtojnë kulla në një sipërfaqe 40 mijë m2 katror
Zbulohet data kur hapet qendra për emigrantët në Gjadër! Media italiane nxjerr detaje

Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht.

Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar.

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj.

Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët.

Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi.

Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë.

U ngritën kundër vjedhjes.

U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranë.

 

Po ndodh...