‘Berisha fsheh Ilir Metën nga demokratët’/ Alibia qesharake e Celibashit për fletën e votimit: Si ta ketë qejfin kreu i PL

Mungesa e emrit të kreut të PL, Ilir Meta në fletën e votimit për koalicionin “Bashkë Fitojmë” ka sjellë debate në mbledhjen e KQZ-së, ku nuk ka munguar alibia qesharake e Celibashit. Kreu i KQZ i është drejtuar përfaqësuesit të grupit të PD-së duke sqaruar se kjo i përket dëshirës së vetë kryetarit nëse do apo jo të vendosë emrin.
"Dhe ajo çka e bën legjitime kërkesën e çdo subjekti zgjedhor në lidhje me fletën e votimit është qartësia e të dhënave të tij ashtu siç duhet të jenë dhe të qarta për votuesit. Dhe e dyta nëse të dhënat e një subjekti tjetër janë të tilla që konfondojnë votuesit në lidhje me subjektin. Nuk ka asnjë urdhërim të vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit.
Në të kaluarën ka qenë marrëveshje dhe zgjedhje e vetë atyre. Marrëveshja në koalicion është koncept i ri i vendosur nga ndryshimet në Kod Zgjedhor. Më parë ka qenë zgjedhje e vendosur në vullnetin e partive të koalicionit. Pra, ka qenë kërkesë e qartë e subjektit zgjedhor të koalicionit për të vendosur një emër të njërit prej kryetarit të partive të koalicionit.
Për të kuptuar që nuk ka një domosdoshmëri ka logjikë dhe ka sens, sepse në rastin e koalicionit ka minimalisht 2 parti dhe ngelet në vlerësimin e tyre legjitimiteti i interesit për përmbajtjen e fletës së votimit sa i përket subjektit të tyre.
Është tërësisht interesi i ligjshëm i atij që lidhet me emrin apo të dhënat e tjera të subjektit", tha Celibashi duke ia lënë në dorë totalisht përfaqësuesit të Partisë së Lirisë ta vendosë nëse e do emrin e kryetarit në fletë votimi apo jo.
-
Premtimet e çuditshme që çelën fushatën për “Vendoret"
15 Prill, 15:26 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



