Berisha i bashkohet me shumë vonesë protestës së thirrur prej tij. Bllokoi qytetarët, por edhe veten në shtëpi!

23 Dhjetor 2024, 17:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha i bashkohet me shumë vonesë protestës së thirrur

Rreth 30 minuata pas nisjes së protestës, ish-kryeministri Sali Berisha nuk është dukur në protestën që ai vetë e pati ftuar, duke lënë qytetarët në rrugë në ditë të ftohtë e plot shqetësime.

Ndërsa një grusht i vogël njerëzish po bllokojnë trafikun dhe po përballen me pasojat e protestës, Berisha qëndroi në shtëpinë e tij, pasi përveç Tiranês bllokoi edhe veten, pasi i duhej të lëvizte me makinë dhe jo në këmbë. Kjo sjellje vë në pikëpyetje sinqeritetin e apelit të tij, duke treguar se retorika politike mund të ndjekë një rrugë, ndërsa veprimet reale ndjekin një tjetër.

Kur njoftoi protestën ai e cilësoi si një tubim kombëtar, ndërkohë duket fare qartë se është një bllokim i rrugëve nga më pak se 400-500 njerëz, të cilët po marrin mallkimet e shoferëve që janë penguar në këto ditë të ngarkuara festash.

 

Po ndodh...