Berisha iu kërkoi ndihmë që të rrëzojnë “regjimin”, të rinjtë e “kryqëzojnë”/ Kreu i FRPD Durrës e thotë troç: Me “Foltore” nuk e largojmë Ramën

Pasi kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, iu kërkoi këtyre të fundit të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë “regjimin”, duket se të brezi i ri në PD, po i del kundër liderit demokrat.
Pas Klauk Olldashit, djali i Sokol Olldashit, edhe kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari i tha Berishës se me “Foltoret” para Kryeministrisë nuk e mundin kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se duhet bërë më tëpër për largimin e qeberisë.
“Unë i qëndroj asaj që tha Glauku, që problemet tona të mëdha nuk duhet të diskutohen me kamera dhe live. Do të jemi shumë diskretë, kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD që në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, dalin me mesazhe në mediat kombëtare të vendit, nuk është e shëndetshme për një forcë politikë. Kjo nuk është normale.
Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që kanë përgjegjësi në supe, na përfaqësojnë ne. Mendoj që këto foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme, duhet që çdo deputet i PD të dalë në zonë, të takojë qytetarët. Nuk mundemi ne këtë propagandë ta luftojmë, duhet të bëjmë të gjithë pak më tepër.", tha ai.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



