Berisha nxjerr bllof mbështetësit e tij për heqjen e nongratës nga SHBA: Po pres që të loboj!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka nisur përpjekjet për të lobuar për heqjen e statusit “non-grata” nga SHBA, duke e justifikuar këtë me faktin se administrata e re amerikane është ende në proces konfirmimi.
Sipas tij, vendimi për ta shpallur “non-grata” ishte një akt politik i ndikuar nga Xhorxh Soros dhe jo i bazuar në prova ligjore.
"Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re.
Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, domethënë është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk ëshët vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.
Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re.
I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.
Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit", ka thënë Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
