Berisha sulmon Dumanin edhe në emër të Ramës, Metës dhe elitës së korruptuar të Tiranës

I pari që e sulmoi kreun e SPAK-ut, ishte Edi Rama, i cili bëri gjithçka për të mos u zgjedhur Dumani, por nuk ia doli dot.
Pas tij, Ilir Meta, nëpërmjet një gjuhe të llojit të “cosa nostra-s”, sipas të cilit prokurorët e SPAK-ut kanë hallet e tyre dhe familjarë, përforcoi sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Deri më sot, Berisha kishte sulmuar veçanërisht dy prokurorët e çështjes së tij dhe gjyqtaren e GJKKO-së, mirëpo edhe ai nuk e zgjati shumë dhe iu bashkua korit kundër Dumanit. Nominalisht, me emër dhe mbiemër, madje duke e asocuar me një vrasës me pagesë, i cili rastësisht mban të njëjtin mbiemër me kreun e SPAK-ut.
Është e qartë se këto sulme që i vijnë nga politika, në radhë të parë, tregojnë se Altin Dumani nuk është peng i asnjërit prej tyre dhe, në dallim nga ajo që kemi parë deri më sot, me sa duket, ua ka prishur llogaritë të gjithëve.
Sulmi që Berisha i bëri Altin Dumanit i vjen për shtat Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Ilir Metës dhe të ngjashmëve të tyre.
Të sulmuarit të Dumanit nuk ndihmon as demokratët, as shqiptarët.
Krijimi i një klime tensioni dhe shantazhi ndaj Prokurorisë së Posaçme, veçmas ndaj kreut të tij, tregon degradimin e madh që ka kjo klasë politike dhe frikën e saj të madhe nga një njeri i vetëm.
Altin Dumani ka shansin e madh për ta tronditur këtë klasë politike nga themelet.
Në këtë rrugë, ai ka mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm, demokrat apo socialistë qoftë.
Ka Ramën, Metën dhe Berishën përballë, por ata janë e shkuara, ndaj inkurajimi i këtij njeriu që u ka prishur gjumin këtyre njerëzve është detyrë qytetare.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



