Berisha paralajmëron: Nëse nuk votojnë emigrantët pa dokumente, do bëjmë protesta para ambasadave

30 Janar 2025, 16:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha paralajmëron: Nëse nuk votojnë emigrantët pa

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament tha se shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dokumente shqiptare duhet të votojnë.

Berisha u shpreh se janë 1 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e që nuk kanë dokumente.

Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do ketë protesta të fuqishme përpara ambasadave.

Sali Berisha: Do ketë protesta të fuqishme para ambasadave nëse nuk votojnë emigrantët pa dokumente. Shqiptar i bën qytetarët shtetësia. Një milion shqiptar që jetojnë jashtë nuk kanë letër identifikimi. Rama bëri një jetë të shthurur luksi në kurriz të tyre.

Arben Ahmetaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Ramës. Rama shpenzon 5 milionë euro për vazo në Kryeministri. Sa herë që shkon Rama jashtë, e përzënë se përfaqëson bandat.

Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.

Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.