
Berisha: Protesta e Ramës dhe Veliaj ishte e dhunshme, ne do shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës


Berisha u shpreh se protesta e Ramës dhe Veliaj ishte e dhunshme dhe se PD do shpallë lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës.
Berisha: Të lutem, po kjo protestë është protestë e dhunshme.
Këta u sollën ndaj gjykatës pothuaj siç u sollën ndaj meje më 11 janar.
Këta patën elementë dhune.
Këta nuk shkuan të qëndrojnë aty, që edhe ajo nuk shkonte se janë rrogëtarë, nuk e kanë ditën e punës te gjykata, e kanë atje ku janë qytetarët, por këta shkuan për dhunë.
Këta bllokuan makinat e gjykatësve, goditën makinat e gjykatësve dhe policinë nuk e dërguan.
E thotë komunikata e gjykatës, unë shkoj bëj konferenca shtypi dhe sjellin aty 500 policë. Dhe u kam thënë mos sillni se unë po bëj konferencë për shtyp, megjithatë ata i sjellin.
Nuk kam kundërshtim.
Kurse për këta asnjë polic, dhe del ai mashtrues, hajdut, Ervin Hoxha i pushuar nga puna për vjedhje, del e thotë se nuk na njoftoi njeri. Po nuk kanë turp kur flasin në këtë mënyrë?
Pastaj po të jetë puna që të mos respektohet asnjë rregull, sigurisht që ne do qëndrojmë në anën e ligjit. Dhe ana e ligjit është që ata nuk preken.
Nuk ka ndodhur kurrë në histori. Çon policinë e bashkisë me trafikantë dhe çfarë janë për të goditur makinat e gjykatësve, për të mbajtur peng gjykatësit për orë të tëra në ndërtesë.
Nuk kanë asnjë lidhje këto.
Sigurisht ne do mbrojmë Kushtetutën.
Atëherë do shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës.
Kur antishteti vepron në këtë mënyrë, kur narkoshteti vepron në këtë mënyrë, qytetarëve nuk u ngelet gjë tjetër vetëm mbrojtja e Kushtetutës...
...Absolutisht po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj Kushtetutën dhe nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi.
Jo, unë po mbroj Kushtetutën.
Për sa i përket SPAK-ut, secili ka të drejtë të interpretojë si të dojë deklaratat e mia.
Por unë sqaroj në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha vlerëson në shkallë maksimale çdo punonjës të SPAK, të gjykatës, të policisë dhe të çcdo institucioni tjetër që zbaton ligjin, pavarësisht nga bindjet e tij.
Ai që zbaton ligjin, ai është shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe i qytetarëve.
Sali Berisha nuk mundet kurrë të pajtohet me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj që një qytetar, një shtetar, një zyrtar nuk mund të pajtohet kurrë.
Dhe në këtë kontekst, unë jam i vetmi që deklaratat e mia, në aparencë politike, i kam shoqëruar me dokumente zyrtare konkrete.
Dokumente zyrtare të publikuara nga media tregojnë se Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasje dhe se gjykatësi dhe prokurori i Elbasanit kanë vendosur të djegin dokumentin ku flitet për Taulantin.
A mund të ndodhë kjo veçse aty ku sundon mafia?
Regjistrime autentike, origjinale tregojnë se Taulant Balla ka marrë urdhër nga banda për të liruar dy atentatorët, terroristë që i vendosën Lulzim Kullës tritolin nën shalën e biçikletës.
Dhe Taulant Balla ka përdorur Vath Stakën, prokuror dhe anëtar i KLP, dhe të dy vrasësit nuk kanë vuajtur asnjë ditë burg.
Taulant Balla është i akuzuar nga ish-shefi i policisë në Krujë se ka liruar nga mjediset e komisariatit të birin e Rrahman Rrajës që kishte fikur cigaren në mishin e një vajze.
Taulant Balla është i akuzuar në dosjen Toyota Yaris se është i implikuar gjer në palcë me veprime në mënyrë që banda të marrë mjetet.
Tani u them unë ju, para 4-5 muajsh, ai po bëhej gati të arrestohej dhe hoqën dorë. Me urdhër të Edi Ramës, hoqën dorë.
Tani më thoni mua a është kriminel Taulant Balla? Që liron kriminelin. I cili arreston, se i thotë banda kaq vota i ke të sigurta, por do arrestosh rivalin tonë, dhe bën arrestime për të krijuar vota? A nuk janë krime këto? A nuk fle Dumani mbi këto dosje?
Më thuaj mua pak.
Çfarë do i them unë këtij? Këtij do i them se je Olsi Dado që vendos të bësh ligjin? Jo, nuk i them, nuk e bëj kurrë këtë. Ai që do të zbatojë ligjin, e vlerësoj dhe do e vlerësoj unë.
Unë nuk kam asnjë lloj lidhje në mënyrë kategorike me asnjërin prej tyre, por nuk mund t’i them të bardhës të zezë.
U jap Taulantin, po kam të tjerë plot.
Po Belinda? Po të dini ju se çfarë ka telefoni që i është marrë sekretares së përgjithshëm apo drejtorit të përgjithshëm të saj, u ikën mendja e kokës.
Pra, këta zotërinj ka aty që zbatojnë ligjin dhe janë shërbëtorë të popullit, të vendit të tyre, ka që shkelmojnë ligjin dhe bëjnë pazar me Ymer Lalat, me Taulant Ballat, me Suel Çelat, me Bajrët, me Pojat, këta janë më kriminelë se ata.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128