Berisha publikon fotot e punonjësit të DHL në Greqi: Zgjedhjet u bënë në zyrat e partisë, morën pjesë edhe punonjës të ambasadës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe sot pas seancës parlamentare denoncimin e asaj që ai e quan masakra elektorale e 11 Majit.
Berisha ka publikuar fotografitë e një punonjësi të DHL-së në Greqi, Sinan Patozi, si dhe komentet e tij në facebook ku shpreh hapur mbështetjen për Partinë Socialiste si dhe poston foto me ministrin Taulant Balla. Berisha shprehet se këto foto dhe video faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës.
“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit”, shprehet Berisha.
Sipas tij “Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave”.
Në fotot e publikuara nga kreu i PD-së, Sinan Patozi ka publikuar një video ndërsa paketon fletët e votimit në datën 7 maj.
“Me rastin qe u nisen te gjitha fletët e votimit per ne Tirane , edhe una ja mora kenges
Landi Duzha kameramani nga Elbasani, edhe ky shoku jone eshte”, shkruan ai.
“Në dorë e ke thesin o Sinan, shyqyr që të erdhi rasti”, shkruan një qytetar në videon e publikuar nga Sinan Patozi.
Ky i fundit i përgjigjet: Ajo dihet, unë i plotësoj….
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
