
Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë që i caktoi Apeli i Posaçëm

21 Mars 2025, 12:54 / POLITIKË
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka depozituar një recurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO.
Apeli i Posaçëm i caktoi ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në 3 janar të këtij viti.
Kujtojmë se vitin e kaluar Berisha u mbajt në arrest shtëpiak pasi nuk respektoi masën fillestare të detyrimit të paraqitjes së caktuar nga GJKKO në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Së bashku me Berishën, asokohe u ndalua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili sot mbahet në arrest shtëpiak.

ide

A Nive o Bash!
Nga Ermal Peçi

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
Nga Erl Kodra

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
Nga Armir Shkurti
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128