Berisha sot në SPAK, blindohet rruga nga policia. Opozita njofton tubim

Ish kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha pritet që sot të shkojë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me akuzat në lidhje me dosjen “Partizani”, e cila mesa duket është drejt fundit të hetimeve.
Pak orë para daljes së tij, poshtë banesës së Sali Berishës gjithçka është gati, ndërsa mësohet se aty nuk ka mbështetës, pasi ata janë njoftuar që të shkojnë në SPAK. Ndërsa mësohet se ai do të shoqërohet nga truprojat dhe grupi i avokatëve.
Ndërkohë nga ana tjetër, në ambientet jashtë SPAK ka prezencë të shtuar të forcave të policisë, kjo edhe për shkak sepse është paralajmëruar një tubim nga ana e deputetëve të PD, të cilët kanë ftuar qytetarët të mblidhen aty.
Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Mbetet për t’u parë se sa kohë do t’i duhet SPAK-ut për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar GJKKO për gjykim.
Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, pasuria, pastrimi i produkteve të veprës penale.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

