
Berisha: Suel Çela, Visi i Pojës dhe Shytët, të mos guxojnë të kërcënojnë qytetarët

Sali Berisha i ka bërë thirrje krerëve të bandave të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos prekin votën, pasi do të ketë dënime të rënda.
Berisha u shpreh se Suel Çela, Visi i Pojës dhe Shytët mblidhen çdo ditë në Durrës për të bërë plane si të vjedhin votat.
Kryedemokrati i cilëson ata si ushtarë të së keqes së Edi Ramës.
“Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.
Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë.
Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës.
Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara.
Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.
Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj.
Dhe u garantoj, dëgjoni ju banditë se dëshmitari i pari që dëshmojë kundër jush do jetë Gys Agasi, që tani u ndërsen.
Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë. Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju”, tha Sali Berisha.
ide

Të gjitha “fajet” i ka Basha!

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128