Britania la në fuqi nongratën e Berishës, avokati në Londë: Çdo provë e dokumentuar që nga 1996...

Sali Berisha humbi dje (17 qershor 2024) apelin e tij në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, "Home Office".
Vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, është vendim i cili ka ardhur pas analizimit të shumë provave dhe fakteve. Këtë e bëri të ditur, avokat Naim Hasani nga Londra, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili tha se çdo provë është e dokumentuar që nga viti 1996.
“Janë një numër i ndryshëm akuzash që janë ngritur për të. Vendimi është i bazuar në fakte dhe informacione të sakta dhe nuk janë fjalë, por janë burime të sakta dhe të qarta britanike dhe që gjykata i ka saktësuar shumë saktë.
Ajo që më bëri përshtypje është mënyra e qartë dhe e detajuar e mbledhjes së informacionit dhe se si është dokumentuar çdo provë që nga 1996 dhe të gjitha informacionet që janë mbledhur për ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, çështjet që kanë të bëjnë me poronësitë, kush ka përfituar”, tha ai.
Lidhur me vendimin, Hasani tha se ai mund të apelohet, ndërsa theksoi se është i ndarë në dy pjesë.
“Vendimi mund të apelohet në Apel. Vendimi i gjykatës Speciale të Emigracionit në Londër është vendim i ndarë në dy pjesë. Është një pjesë e hapur dhe një pjesë që është e mbyllur.
Gjykata publikon pjesën që nuk përbën sekret për hetimet e mëtejshme që mund të bëhen. Vendimi i gjykatës nuk mund të publikohet për arsye të sekretit hetimor dhe nxjerrja e tyre do të dëmtonte shërbimet inteligjente dhe dëshmitarët që kanë dhënë informacione për Sali Berishën”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

