Buxheti në Kuvendi/ Plas “sherri” mes Grida Dumës dhe ministres Bora Muzhaqi, ndërpritet mbledhja

Këtë të hënë kanë nisur nga puna në Kuvend edhe komisionet, mes të cilëve edhe ai për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Por që në fillim të kësaj mbledhje ka plasur debati i fortë mes Grida Dumës dhe ministres Bora Muzhaqi për çështjen e mënyrës se si është shpërndarë për shtresat sociale buxheti i vitit 2023.
Në tagrin e kryetares së Komisionit, Grida Duma i drejtoi pyetje ministres Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është 5 miliardë dhe gjithsesi nuk bënte një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë. Pas një debate të fortë mbledhja është ndërprerë për të nisur në një kohë tjetër.
Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?
Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.
Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?
Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.
Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxhetin për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pa mbrojtshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.
Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.
-
Buxheti i pasigurisë
31 Tetor, 10:35 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



