
Cilat janë rrjetet sociale më të përdorura nga politikanët? Eksperti i IT: Duhet të bëni kujdes me të dhënat personale

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për rrjetet sociale që përdoren sot nga politikanët, por dhe për alarmin që dha kryeministri Edi Rama për rrezikun për grabitjen e të dhënave personale.
Kallanxhi tha se Facebook dhe Instagram janë dy rrjetet më të përdorura, por politikanët po gabojnë rëndë pasi po japin të njëjtat mesazhe.
Sa i përket të dhënave personale, Kallanxhi tha se nuk rrezikohen vetëm nga VPN-të, por edhe nga pajisjet që po vendosen për të kontrolluar shpërndarjene interneqit, me qëllim bllokimin e TikTok.
Borakaj: Cili rrjet social po përdoret më shumë tani pas mbylljes së TikTok?
Kallanxhi: Çështja është se sa më shumë e mbyll një gjë, aq më shumë e shkarkojnë. Parimisht TikTok është mbyll vetëm në mobile, jo në internetet e shtëpisë.
Borakaj: Ka indicie që po vidhen të dhënat?
Kallanxhi: Po vihen disa pajisje që do të monitorjnë të dhënat personale të internetit.
Borakaj: Alarmi është i vërtetë.
Kallanxhi: Fatkeqësisht po. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike po monitoron të dhënat.
Borakaj: Cili është rrjeti social që po përdorin politikanët?
Kallanxhi: Instagram dhe Facebook. Por po përdorin një politikë të gabuar.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128