Dako kishte dijeni për urdhrin e arrestit ndaj tij, pasi konsumoi kafe poshtë banesës në Durrës, u nis drejt Tiranës
6 Qershor 2023, 20:58 / POLITIKË

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë ditën e sotme në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.
Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa ka bërë me dije se Dako kishte pasur dijeni mbi urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij. Raportohet se ish kryebashkiaku fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


