
Dash Sula jashtë listës si kandidat për deputet, Paloka: I thashë se inati s’duhet të na drejtojë…

Deputeti i PD, Edi Paloka, në një intervistë për “Programin e drekës” në News 24, ka komentuar mosqenien e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike.
Edi Paloka: Demokratët që ka marrë Rama janë joshur nga një vend pune. Nuk e di nëse janë dhe demokratë, kjo që ndodh s’ka lidhje me pakënaqësinë ndaj PD-së, por ka lidhje me joshjen. Dashnor Sula kishte debate se nuk donte të ishte në listë të hapur. Ia kam thënë Dashit, që nuk duhet që inati të na drejtojë në vendimet që marrim.
Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur për mua, por për mua është mik, është demokrat. Nuk e besoj se do shkojë në palën tjetër, sepse kaq kontribute në PD i ka. Primaret nuk kanë qenë kriteri i vetëm. Unë dhe të tjerë që sot më quajnë “të vjetër”, kemi nisur nga fillimi.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128