Dash Sula: Paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar po ndërtojnë kullat!

11 Tetor 2022, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Dash Sula: Paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar po

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një reagim në Facebook shprehet se vendi është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista.

Sula thekson se letargjia e shtetit është vendosur përballë pastrimit të parave të zeza. Sipas tij janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat.

Postimi i plotë

Letargjia e shtetit perball pastrimit të parave të "zeza".

????Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista. Veç informacioneve jo zyrtare qe na vijnë çdo ditë kemi edhe disa të dhëna zyrtare që konfirmojnë këtë gjë.

●Në një kohë që të gjithë kategoritë e bizneseve po përballen me një krizë që nisi që nga situata e krijuar nga Covid 19 dhe vijoi pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë, ka një biznes që po lulezon. Ndërtimi i kullave shumë katëshe kryesisht në Tiranë por edhe në disa nga qytetet kryesore. Shohim çdo ditë kulla që ngrihen madje edhe duke zhdukur historinë e Tiranës së vjetër. Gropa që hapen çdo ditë per të ndërtuar masive betoni dhjetëra katëshe.

????Ndërkohë disa fakte interesante që i bërtasin policisë e prokurorisë me zë të lartë se në Shqiperi po pastrohen parate e krimit.  Sipas EUROSTAT çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.

Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

????Ndërsa INSTAT në Shqipëri thotë se në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit te parë te 2022 eshte rritur me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

????????Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e Bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).

????Sa kaq, po INSTAT dhe ne vet kemi qenë dëshmitarë të eksodeve masive si asnjëherë më parë që kur ra komunizmi. U dyfishuan ikjet e të rinjve, e forcës punëtore nga Shqipëria menjëherë sapo u hapën kufijtë pas mbylljes nga pandemia.

●Ndërkohë sipas raporteve të vet qeverisë së SULLTANIT, rritja ekonomike ska kaluar ndonjëherë mbi 6 apo 7% në vit.

Natyrshëm lind pyetja: në një kohë kur situata ekonomike e familjeve shqiptare përkeqësohet sipas INSTAT, kur rritja ekonomike nuk ndihet, kush ka forcë financiare për të blerë këto ndërtime që është dyfishuar çmimi i një metër katrorë. Ku në Tiranë shkon deri në 3 mijë euro metri katrorë për banim e deri në 10 mijë euro metri katror për biznes.

Sigurisht që nuk ka.

Por janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë  bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realishtë janë një grimcë rërë në shkretëtirë.

 

Po ndodh...

ide