
Debati/ Flamur Noka tregon kontrollin mbi bandat kur ishte ministër: Nuk doja vetë t'u jepja urdhër, se fitoja për 24 orë

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka debatuar me gazetarin Arian Çani në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
I ftuar në një emision, Noka tha se Edi Rama blen vota, teksa Çani e cilësoi këtë një aftësi të kryeministrit. Noka u shpreh se po të donte mund t’i kontrollonte bandat në 2013 kur ishte ministër i Brendshëm për të fituar zgjedhjet, por nuk e bëri diçka të tillë.
Flamur Noka: Ai paguan gjithçka, ai paguan ambasadorë, ai paguan McGonigal. Edi Rama është vetëm fasadë.
Arian Çani: Prandaj pëlqehet, këtë jam duke thënë.
Flamur Noka: Pas 2013, kurrë nuk ka qëndruar asnjë ditë me votë. Gjithmonë me votë të blerë dhe të manipuluar.
Arian Çani: Kjo është aftësi.
Flamur Noka: Në 2013, sikur të donte Sali Berisha, ata kriminelët që luftuan Ramën për ta sjellë në pushtet, i kontrolloja vetë po të doja, isha ministër i Brendshëm.
Çani: Njerëzit kanë nevojë për një njeri të fortë.
Noka: Në një vend ku perandoria Osmane ka futur kulturën e mercenarizmit, gjejnë mercenarë.
Çani: Me gjithë këto mëkate që thoni ju, Ramsi numëron sërish 800 mijë vota.
Noka: Të blera. Fakti që Ramsi bëri gjithçka të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet, tregon se ai e di shumë mirë situatën.
Çani: Unë mund të vazhdojë t’i bie fyllit me një vrimë përderisa vrima është bosh dhe nuk është mbushur.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128