Debati me Braçen, Zhupa pas mbylljes së seancës: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec!

5 Dhjetor 2024, 13:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Debati me Braçen, Zhupa pas mbylljes së seancës: Nuk lejoj

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës parlamentare në Kuvend, ku u shpreh se i qëndron fjalëve që tha ndaj ligjvënësi socialist Erion Braçe.

Ina Zhupa, në një deklaratë jashtë Kuvenit, u shpreh se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë dhe “jo më një burrec”, referuar Erion Braçes.

Ndërsa iu drejtua deputetit socialist duke thënë se “Braçja mos hajë shumë m** (miza)”, duke shtuar se nuk tremben nga askush nga maxhoranca.

Deputetja Zhupa deklaroi se “nëse ka një fjalor për t’u dënuar është i Ramës, që e ka përdorur m***, si m*** dhe na ka thënë të gjithëve plehra”.

Ina Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.

Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë maxhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës. Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128