
Deklarata e presidentit Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga SHBA

Gjatë takimit me kryeministrin irlandez në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump ka deklaruar se Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga SHBA-të.
“BE-ja u krijua për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”, thotë Trump.
I pyetur nëse Irlanda po përfitonte gjithashtu nga SHBA, ai tha: “Sigurisht që po. Unë kam respekt të madh për Irlandën, për atë që ata bënë dhe ata duhet të kishin bërë pikërisht atë që bënë.
Por Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kishin lënë të ndodhte. Ne kishim liderë budallenj, kishim liderë që nuk kishin ide.
Papritur Irlanda ka kompanitë tona farmaceutike, ky ishull i bukur prej pesë milionë banorësh ka në dorë të gjithë industrinë farmaceutike të SHBA-së”, thotë Trump.
“Unë kam pronë në Irlandë, siç e dini, dhe më pëlqen, është shumë mirë, por do të doja të shihja që Shtetet e Bashkuara të mos ishin aq budallenj për kaq shumë vite, jo vetëm me Irlandën, me të gjithë.
Për shembull, kur kompanitë farmaceutike filluan të shkonin në Irlandë, unë do të thosha ‘është në rregull nëse dëshiron të shkosh në Irlandë, mendoj se është mirë, por nëse dëshiron të shesësh ndonjë gjë në Shtetet e Bashkuara, unë do të vendos një tarifë 200% mbi ty, kështu që nuk do të mund të shesësh kurrë asgjë në Shtetet e Bashkuara’. E dini se çfarë do të kishin bërë? Ata do të kishin qëndruar këtu.”. shtoi ai.
Komentet e Trump pasqyrojnë pikëpamjet e tij për tregtinë me Kanadanë dhe vendet evropiane në javët e fundit, në të cilat ai pretendon se disa vende po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara.
Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se SHBA-ja “është abuzuar por nuk do të abuzohet më”.
Ai gjithashtu tha se SHBA do t’i përgjigjet kundër-tarifave të prezantuara sot nga BE.
Presidenti amerikan shtoi se për momentin ka fleksibilitet për tarifat, por kjo do të ndalet sapo të zbatohen tarifat.
Ka ende një “deficit masiv”, thotë Trump, por që SHBA-të do ta barazojnë atë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128