Denoncimi i fortë në Kuvend: Noterët, zyrat e këmbimit dhe ndërtuesit po pastrojnë miliarda në Shqipëri

31 Tetor 2022, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi i fortë në Kuvend: Noterët, zyrat e këmbimit dhe

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin në Kuvend se zyrat e noterisë po përdoren për të pastruar para, si transaksion bankar. Sipas Tabakut ka dështuar sistemi i tatimeve nëse vendosen gjoba 10- here më të lartae ndërkohë që le jashtë individët e lidhur me qeverinë.

“Ka disa gjera qe ministrja nuk i merr parasysh ne realitetin shqiptar. Te thuash qe “Çdo gjë behet tek Noteri?!” Jo gënjeshtër, por e pavërtetë. Me kete ligj merreni me marrëdhëniet nga biznesi –biznes, por jo marrëdhëniet nga qytetarit dhe biznesit. Sot qytetare me 5 -10mln euro po blejnë apartamente. Dhe sot kështu po pastrohen paratë. Eshte diçka qe nuk e them une. Sot zyrat e noterit po përdoren si transaksion bankar. Sot edhe zyrat e këmbimit valutor, po përdoren si zyra, po kryejnë transaksione te mëdha. Nga Komisioni Hetimor per inceneratoret zbuluam se zyra këmbimi kryenin transaksione te mëdha.

Nëse 10-fishojme gjoba per bizneset, dhe leme qytetarë dhe individë, individë edhe te lidhur politikisht, nëse ne i leme jashtë, nuk po bëjmë asgjë, thjesht atë mangësi qe ka sistemi Tatimor, por e transferojmë tek gjobat për bizneset e mëdha.

Ka dështuar sistemi i tatimeve nëse ne vendosim gjoba 10- here me te larta.”

 

Po ndodh...